Francë 2016, Portugalia merr drejtimin e grupit, e ndjekin Shqipëria e Danimarka, Serbia e fundit

Mar 29, 2015 | 23:28
SHPËRNDAJE

UPDTE/ Pas fitores me Armeninë mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Elbasan Arena”, Shqipëria renditet e dyta në grupin I me pikë të barabara me Danimarkën. Të dyja skuadrat kanë arritur të marrin nga 7 pikë secial, ndërsa kryesuese e grupit është Portugalia. Pas fitores që arriti me Serbinë, portugezët renditen të parët në grup me 9 pikë, ndërsa ekipi serb rrezikon skualifikimin me vetëm 1 pikë. E fundit në grup ndohet edhe Armenia, po me një pikë sa Serbia.

Festimi i tifozeve pas golit te Shqiperise ndaj Armenise (2-1)

Pas rezultatit pozitiv që ekipi Kombëtar arriti mbrëmjen e së dielës janë rritur dukshëm shancet për një kualifikim historik në “Euro 2016” që pritet të zhvillohet në Francë. Ndeshjet e ardhshme kuq e zinjtë e De Biazit pritet të luajnë më datë 4 shtator 2015 në orën 20:45 në Danimarkë, ndërsa tri ditë më vonë, në Shqipëri pritet të zhvillohet përballja me Portugalinë. 

Ndërkohe, nuk ne faqen zyrtare të UEFA-s, u publikua se Serbisë i kanë hequr edhe tre pikë të tjera, pas atyre që i hoqën pas fitores 3-0 në tavolinë me Shqipërinë. Në sajtin e UEFA-s, ekipi serb u rendit në vendin e fundit me -2 pikë, ndërkohë që skuadra kishte 1 pikë para humbjes që pësoi këtë të diel me Portugalinë.

Sajti zyrtar i UEFA-s

Pas pak oresh, UEFA duket se korrigjoi rezultatet e publikuara ne faqen zyrtare te saj, duke i pasqyruar Serbise vetem nje pike, nga -2 qe kishte nxjerre pas mbylljes se ndeshjes me Portugaline.

 

 

UEFA korrigjon heqjen e tri pikeve ndaj serbise

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura