U plagos nga kolegu me armë zjarri, ndërron jetë efektivi i policisë

May 23, 2022 | 22:00
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë polici i cili u plagos nga kolegu i tij në ambientet e komisariatit numër 3 në kryeqytet.

mine peza

Autori i krimit është efektivi Ludian Zaimi, ndërkohë që personi që ndërroi jetë është polici i patrullës së përgjithshme, Çaush Saliasi.

Nuk dihen ende motivet dhe arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Bëhet me dije se autori është një efektiv i ri, i cili e ka ndjekur nga mbrapa dhe e ka qëlluar me 6 plumba kolegun e tij. Çaush Saliasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura