U plagos gjatë aksionit të forcave RENEA, policia njoftim zyrtar: Ardian Narkaj fshihej në një stan bagëtish, nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar dhe…

Jul 25, 2021 | 11:19
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftimin zyrtar për plagosjen nga forcat RENEA të shtetasit Ardian Narkaj, i cili prej 10 vitesh ishte në kërkim.

Sipas bluve të Shkodrës, 52-vjeçari ishte fshehur në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” në Bratosh të Malësi e Madhe. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij, forcat speciale RENEA kanë rrethuar vendin, një stan bagëtish ku fshihej Ardian Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar.

Ardian Narkaj

Më tej policia sqaron se, Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet. Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë.

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat RENEA, në bazë të informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi  të shpallur në kërkim prej 10 vitesh, i dënuar për vrasje të dyfishtë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Bratosh”.

Në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” Bratosh, Malësi e Madhe, forcat speciale RENEA kanë rrethuar vendin (stan bagëtish) ku fshihej shtetasi në kërkim Ardian Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar.

Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar.

Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet. Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë.

52 vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga  Renea dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në  gjendje të stabilizuar.

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po kryen veprimet hetimore.

NGJARJA PER TE CILEN ESHTE DENUAR

Shtetasi Ardian Narkaj ishte në kërkim, i dënuar me 21 vite burgim për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, ku janë varë me armë zjarri shtetasit T. U. dhe Gj. Sh.

Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 21 vite burg për veprat penale “Vrasja  rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura