U kthye nga Italia, policia e njoftoi të vetëkarantinohej, por 29-vjeçari shëtit nëpër fshat. Ja çfarë po ndodh me të riun

Mar 17, 2020 | 9:15
SHPËRNDAJE

diber

Një 29 vjeçar banues në Dibër, me inicialet E. S., është gjobitur me 700 mije lekë të reja nga Policia pasi ka thyer rregullat e vendosura nga qeveria, për vetëkarantinim, pasi ishte kthyer nga një zonë e prekur prej koronavirusit nga Italia.

Ky shtetas, më datë 03.03.2020 është kthyer nga Italia dhe është njoftuar nga specialisti i Policisë së zonës për vetëkarantinim 14-ditor, për shkak se vinte nga një zonë e prekur nga virusi COVID-19, gjë të cilën nuk e ka respektuar. Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se ky shtetas ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë“, thuhet në njoftim.

Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura