U gjet i vrarë me armë zjarri, identifikohet viktima (EMRI)

Oct 26, 2020 | 7:46
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit ka identifikuar personin i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai është identifikuar si Ahmet Toska 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

policia-tirane

Sipas policisë, 50-vjeçari është vrarë nga një person ende i paidentifikuar.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura