U arrestua për vrasjen e kushëririt, gjykata e nxjerr nga qelia. Provat që mbërritën treguan se…

Nov 23, 2019 | 12:38
SHPËRNDAJE

Gjykata e Shkalles se Pare ka lene ne masen e sigurise “arrest shtepie” shtetasin Marash Arra, i arrestuar pasi u dyshua per vrasjen e kusheririt te tij Lazer Arra ne Shosh te Dukagjinit.

Lazer-Arraj-770x436

Gazetari i “Panorama’ raporton se ndryshe nga policia, prokuroria ngriti vetem akuzen “per moskallezim krimi”.

Prokuroria kerkoi masen e sigurise “arrest shtepie” ndersa pala mbrojtese “detyrim paraqitje” dhe ne fund gjykata e la me “arrest shtepie” duke bere qe te lirohet nga paraburgimi ndersa ishte me masen e sigurise “arrest me burg”.

I dyshuari Marash Arra ka mohuar qe ne fillim akuzen ndaj tij duke thene se nuk ka asnje lidhje me vrasjen e kusheririt dhe se nuk ka dijeni se kush e ka vrare.

Ne gjykate kane mberritur edhe pergjigjet per provat materiale dhe shtetasi Marash Arra nuk rezulton i perfshire ne asnje pergjigje ekspertimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura