Tronditet Gjermania, dy persona vdesin në një sulm me armë, disa të plagosur. Mediat: Sot ishte një ditë e shenjtë për…

Oct 9, 2019 | 13:43
SHPËRNDAJE

Dy persona janë vrarë gjatë të shtënave jashtë sinagogës në Halle, Gjermani, raportojnë mediat nderkombetare.

5d9dc6cb20302769c83f7314

I dyshuari ka qëlluar disa herë me armë zjarri dhe ka lene te vdekur dy persona dhe ka plagosur disa të tjerë para se të arratisej, raportojnë mediat lokale gjermane, shkruan RT.

Një granatë dore u hodh edhe në varrezat hebraike.

Autori besohet të ketë ikur në drejtim të qytetit të Leipzig.

“Sipas informacionit fillestar, dy persona janë vrarë në Halle,” tha një zëdhënës i policisë.

Policia ka këshilluar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi ose të gjejnë hapësira të sigurta për t’u fshehur. Ata kanë nisur menjëherë një operacion kërkimi për autorin e krimit.

Deutsche Bahn ka mbyllur stacionin kryesor të trenit në Halle ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Të shtënat ndodhin sot në festën hebreje të Yom Kippur, një ditë pushimi, agjërimi dhe lutje – dhe vlerësohet si dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura