FOTOT/ Kush është polici që i hodhën makinën në erë sot në Shkodër, ja dyshimet e para

Jun 19, 2018 | 9:12
SHPËRNDAJE

Senad Nikshiqi/ Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndoodhur në orët e para të mëngjesit. Sasia e tritolit që ka shpërthyer është vendosur në mjetin e policit Agim Bushgjoka.

6579355f-2083-4562-9487-498

Ai kishte të parkuar mjetin poshtë banesës kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas policisë nuk ka dëmtime në njerëz por vetëm deme materiale në mjetin e policit Bushgjoka.

Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje. Menjëherë ka mbërritur policia e Shkodrës për të bërë hetimet. Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë. Polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me kend.

4fb570dc-9e30-4652-8ee5-de2

Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie ndersa nuk ka patur as lëvizje të njerëzve duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve. Agim Bushgjika është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.

Sipas burimeve shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.

Personi qe shihni ne foton me lart me bluze te kuqe eshte polici.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura