Tritol banesës së kreut të OSHEE në Fushë Krujë/ Flet babai: Jemi të tmerruar! Dyshojmë se sulmi…

Sep 10, 2018 | 22:34
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Xhavit Masha, pronari i banesës ku orët e para të mëngjesit të mëngjesit të sotëm ndodhur një shpërthim tritoli, ka hedhur dyshime se sulmi ka lidhje me detyrën e të birit si kreu i OSHEE-së në Fushë Krujë.

Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në banese dhe në automjetin që ndodhej në oborrin e banesës. Shpërthimi na trembi pamasë, jemi të tmerruar. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Dyshojmë se sulmi me lëndë plasëse ka lidhje me detyrën e djalit tim”, është shprehur Masha, raportoi nga Durrësi gazetari i PANORAMA.

Tritol banesës së kreut të OSHEE në Fushë Krujë, policia jep detajet

Eksploziv baneses se te atit te drejtorit te OSHEE ne Fushe Kruje. Persona ende te paidentifikuar i kane vene lene plasese baneses se shtetasit Xhavit Masha, raporton gazetari i “Panorama”.

policia fushe kruje

Sipas te dhenave te para mesohet se lenda plasese ka shperthyer rreth ores 02 e 45 dhe ka shkaktuar deme te medha mateariale.

Nga shperthimi eshte demtuar automjeti qe ndodhej i parkuar ne oborr. Jane demtuar dyer e dritare, muret dhe catia e baneses.

Kryefamiljari mesohet se nuk ka probleme e konflikte me njeri por dyshohet qe tritoli te kete lidhje me detyren e te birit te tij, Besnikut, pasi ai eshte Drejtor i OSHEE per Fushe Krujen.

Informacion paraprak

Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç,( Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë ) banues në lagjen “Pengile” Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura