DETAJET/ Tentoi që të shpëtonte qenin, aksidentohet pushuesi në Durrës. Reagon policia

Aug 19, 2018 | 16:09
SHPËRNDAJE

Një aksident hekurudhor ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një tren pa përplasur një person.

I aksidentuari po transportohet drejt reaminacionit, dhe mësohet se gjendja e tij është e rëndë.

Treni_lokal_Durres_Tirane-770x439_c

Sipas policisë i plagosur është një pushues nga Kosova, dhe ka tentuar që të shpëtojë qenin.

Sipas informacioneve nga uniformat blu, mësohet se  qeni po rrinte mbi shina, dhe burri ka ndërhyrë për ta hequr, por është përplasur nga treni.

Më tej gazetari Leonidha Musaj bën me dije për “Panorama” se treni që ka përplasur pushuesin ka qenë transportonte udhëtar nga Durrësi në Elbasan.

Po ashtu mësohet se gjendja e të plagosurit vazhdon të jetë e rënduar dhe  ndodhet në reaminacion.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në zonën e plazhit në sektorin Iliria.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.08.2018, në lagjen Nr.13, Durrës treni i udhëtarëve i linjës Durrës – Elbasan ka goditur shtetasin A.A. 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura