Tre të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë te Infektivi, zv ministrja jep detajet. Ja numri i të shtruarve

Mar 25, 2020 | 11:14
SHPËRNDAJE

msh sot

Mira Rakacolli, zv/Ministre e Shëndetësisë tha sot se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  72 pacientë të shtruar të prekur me COVID-19.

Por 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Mësohet se 3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

harta, koronavrusi, data 25 mars

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura