Tre persona humbasin jetën nga koronavirusi, ja sa shkon numri i viktimave

Sep 22, 2020 | 16:32
SHPËRNDAJE

Ne 24 oret e fundit kane humbur  betejen me koronavirusin tre persona, duke e cuar ne 367 numrin e viktimave. koronavirus pacient spital

Ministria e Shendetesise ka bere me dije ne raportin e fundit, se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID 19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

COVID-19 – Statistika (22 Shtator 2020)
Testime totale 81364
Raste pozitive 12666
Raste të shëruara 7042
Raste Aktive 5257
Humbje jete 367 (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura