Tre pacientë humbin betejën me COVID-19, ja sa qytetarë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit

Sep 23, 2020 | 16:24
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit tre pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë shëruar  97 qytetarë.

Kështu numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 370.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton Ministria.

Ndërsa numri i personave që jan ë shëruar që nga fillimi i pandemisë llogaritet  7139. Aktualisht numri i rasteve alktive në vend është 5278.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 121 persona. Kështu që nga fillimi i pandemisë numri i personave që janë testuar pozitivë llogaritet  12787.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura