‘Tranziti’ arreston 7 persona, policia jep detajet e operacionit. Çfarë bënin ata

Jan 18, 2020 | 11:46
SHPËRNDAJE

pranga12-587x389

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona pas një operacioni antidrogë të koduar “TRANZIT”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe DVP Dibër.

Sekuestrohen 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.

Si rezultat i operacionit, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

F. D., 37 vjeç, banues në Shëngjin.

M. P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër.

A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Operacioni erdhi pasi ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura