“Trafik droge, vjedhje dhe plagosje”, OFL ‘i troket’ në derë 7 të dënuarve. Ja cilët janë (EMRAT)

Nov 26, 2020 | 13:32
SHPËRNDAJE

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 7 të dënuarve për trafik droge, vjedhje me armë apo edhe tentativë vrasje.

ofl-pa-syze-e1594893196639

Personat e denuar jane Amant Sadikaj, Sinan Prenika, Anxhelo(Fatjon) Demiri, Eduart Karaj, Alfred Lleshaj, Sokol Djegesina (Pjollaj) dhe Edmond Mamushi.

Njoftimi i policise

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Amant Sadikaj banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;

Sinan Prenika banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Anxhelo(Fatjon) Demiri banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

 Eduart Karaj banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Alfred Lleshaj  banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Sokol Djegesina (Pjollaj)  banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

 Edmond Mamush  banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura