“Trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale”, 30-vjeçari shqiptar kërkohej në Itali, por arrestohet në…

Nov 26, 2020 | 9:23
SHPËRNDAJE

Një 30-vjeçar nga Orikumi është arrestuar me qëllim ekstradimi në Itali. Policia e Vlorës thotë se ka arrestuar shtetasin me iniciale G.K, i cili ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe akuzohet për “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

policia vlore

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: G. K., 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura