Tmerr në një familje në Durrës, mbyll babanë në dhomë, e qëllon për ta vrarë. Motra njofton Policinë, ja çfarë ndodhi

Oct 5, 2019 | 12:45
SHPËRNDAJE

policia 3

Një situatë e tmerrshme ka qenë për një familje në Durrës, ku motra ka tentuar të shpëtojë nga duart e të vëllait babanë e verbër, të cilin e kishte mbyllur në shtëpi dhe tentoi ta vrasë, duke e qëlluar edhe në sy të policisë.

NJOFTIMI

Telefonata në “112” dhe reagimi në kohë i policisë parandalon një ngjarje të rëndë në familje ku djali kërcënonte me thikë se do vriste të atin.

Ndërhyrja profesionale e Forcave të Policisë bëjnë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit.

Në Sallën Operative të DVP Durrës, ka ardhur një telefonatë nga një shtetase se vëllai i saj në Rrashbull kishte mbyllur në banesë dhe po kërcënonte me thikë të atin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se shtetasi S.Z. (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë.

Policia ka negociuar më shtetasin S.Z që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.

Nga ana e uniformave blu të dëmtuarit, shtetasit S.Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori, shtetasi S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për ” Dhunë në familje”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura