Tjetër rekord, 301 raste të reja me të infektuar, 4 humbje jete. Ja situata në spitale

Oct 20, 2020 | 16:08
SHPËRNDAJE

Shifrat e të infektuarve shënuan këtë të martë një tjetër rekord, me 301 raste të reja me koronavirus, nga 1407 testime.

familjaret-pacientet-pritja-Infektivi-QSUT-Pipero-Pellumb (3)

Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë.

Aktualisht, të shtruar në spitalet Covid janë 255 pacientë.

Janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,
27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,
12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan,
7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh,
5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,
2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura Vajgurore.
1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 301
Të shëruar ne 24 orë 58
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1407
Testime totale 110,189
Raste pozitive 17651
Raste të shëruara 10225
Raste Aktive 6968
Humbje jete 458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3430
Durrës 700
Shkodër 473
Fier 444
Korçë 432
Lezhë 349
Elbasan 302
Vlorë 270
Berat 215
Kukës 176
Dibër 91
Gjirokastër 86

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura