Tjetër aksident me vdekje, humb jetën 66-vjeçari në Durrës

Feb 3, 2023 | 9:58
SHPËRNDAJE

Një tjetër aksident me vdekje është regjistruar këtë mëngjes ku mësohet se një 66-vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit.

AKSIDENT

Sipas policisë, 66-vjeçari duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke gjetur vdekjen.

Më herët, një i ri i identifikuar si Enio Saliaj humbi jetën pasi po udhëtonte me një motor kur është përplasur nga një automjet në zonën e Freskut.

Njoftimi:

Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura