Tronditet Juventusi, jep dorëheqjen i gjithë bordi drejtues, çfarë pritet të ndodhë me skuadrën italiane

Nov 28, 2022 | 21:53
SHPËRNDAJE

Bordi i Drejtorëve të Juventusit, përfshirë edhe kryetarin Andrea Agnelli dha dorëheqjen. Në këshillin e jashtëzakonshëm të klubit të Juventusit të mbajtur në Continassa, numri një i Juventusit dha dorëheqjen së bashku me zëvendësin e tij Pavel Nedved, drejtorin ekzekutiv Maurizio Arrivabene dhe anëtarët e tjerë të Bordit, raportojnë mediat italiane.

bordi drejtues1

Përfshirja në hetimin e Prisma-s, çështje e nisur nga Prokuroria Publike e Torinos me akuzën e kontabilitetit jo të vërtetë, e lidhur me mosmarrëveshjet e Consob-it, bënë që kompania të rishikonte draft pasqyrat financiare dhe të vinte ky vendim.

Për bardhezintjë tashmë do të nisë një epokë tjetër dhe shumë shpejt tifozët do të mësojnë drejtuesit e rinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura