Tenton të vrasë nipin me armë zjarri, arrestohet (Foto-Emri)

Sep 12, 2018 | 11:19
SHPËRNDAJE

Preng Teska, 59 vjeç, banues në Kurbin është arrestuar pasi azkuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri nipin.

WhatsApp Image 2018-09-12 at 11.16.53

Arrestimi

Policia njoftoi se: Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas telefonatës tek Salla Operative se në Rrëshen kishte një konflikt me përdorim armë zjarri, falë një pune hetimore dhe operacionale të mirëfilltë, është bërë ndërhyrja në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë 59-vjeçarin.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me një karikator me 10 fishekë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisl së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura