EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person në mes të Vlorës, arrestohet autori

Sep 14, 2018 | 9:58
SHPËRNDAJE

Kapet autori i vrasjes së mbetur në tentativë në Gusht të 2018-ës, shtetasi Fatjon Aliraj, 31 vjeç, banues në Vlorë.

“Seksioni për Krimet Kundër Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në bazë të urdhërit të ndalimit të prokurorit datë 12.08.2018, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 06.08.2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, Fatjon Aliraj ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bëri ndalimin e tij për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

opolicia-vlore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura