“Më jep paratë”/ I riu tenton të grabisë pikën e karburantit, dhunon punonjësin dhe më pas…(Foto nga vendi i ngjarjes)

Nov 22, 2020 | 21:33
SHPËRNDAJE

Një pikë karburanti në Vlorë është tentuar të grabitet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa burime për “Panorama” bëjnë të ditur se autori ka dhunuar punonjësin e karburantit dhe më pas është larguar.

vlore policia grabitje

Mësohet se autori është larguar pa marrë asgjë nga karburanti.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjs, ku kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë në ndërtimin e një identikiti apo identifikimin e autorit.

Si ka ndodhur ngjarja

Punonjësi i karburantit ka qenë duke folur në telefon, kur një person i ri në moshë dhe më një kapuç i është afruar dhe i ka kërkuar xhiron e ditës.

Ai i ka thënë s’kam para, por i riu i ka kërkuar të mos kthehet dhe e ka qëlluar. Ndërkohë është larguar në një rrugicë aty pranë.

Policia po punonë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policise

Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar nenjëherê në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura