Të shtënat me armë zjarri në Durrës, ndërron jetë një nga të plagosurit

Sep 18, 2020 | 21:16
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Durrës, mbetën të plagosur dy persona. Gjendja e tyre paraqitej e rëndë.

“Panorama” konfirmon se pak më parë ka ndërrua jetë babai, ndërsa gjendja e djalit vijon të mbetet e rëndë.

Më herët policia njoftoi se janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura

baste-665x504