Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një lokali, policia jep informacion për ngjarjen

Apr 21, 2021 | 18:53
SHPËRNDAJE

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në fshatin Poro të Vlorës.

polici a

Mësohet se arma është shkrepur në drejtim të një lokali, por nga të dhënat paraprake nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes,

Informacion paraprak

Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen  e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

policia 1 policia 11

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura