Të shtëna me armë në Shëngjin/ Motoristi qëllon drejt makinës, të dyja palët largohen nga vendngjarja. Policia zbulon….

Aug 15, 2020 | 20:27
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në “Shëngjin”, në Lezhë, në afërsi të lagjes “Xhenjo”.

policia-naten-644x450

Burime për “Panorama” konfirmojnë se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejtë një automjeti, ndërsa të dyja palët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mundur të ndalojë në Kryebushat një auto,mjet që dyshohet se është i përfshirë në këtë ngjarje, pasi ka shenja plumbash.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është dujke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura