Të shtënat me armë zjarri në hotelin në Tushemisht, autorët qëlluan 100 herë, plumbat dëmtojnë 7 makina

Aug 8, 2020 | 10:01
SHPËRNDAJE

Të shtënat me armë zjarri në drejtim të një hoteli, kanë zgjuar të tmerruar banorët dhe pushuesit në Tushemisht këtë të shtunë. Sipas pronarit të hotelit, kjo është hera e dytë pas disa ditësh, kur ‘dy persona me motor kanë hapur zjarr’.

Tushemisht-Albania

Gazetarja e Panorama bën me dije se autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 100 herë në drejtim të automjeteve të parkuara aty. Si rezultat janë dëmtuar 7 prej tyre, si dhe xhamat e hotelit.

Burimet thanë se ngjarja lidhet me një mesazh që autorët po japin ndaj pronarit të hotelit, shtetasit J.M, i cili ka bërë kallëzim në Polici dhe ka treguar mbi dyshimet e tij lidhur me autorët e mundshëm.

Ngjarja konfirmohet dhe nga burimet e Policisë. Blutë bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Më datë 08.08.2020, rreth  orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura