EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë, plagoset një person

Aug 13, 2022 | 20:28
SHPËRNDAJE

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Kuçovës.

ambulance-policia-naten-e1642719876667

Policia  bën me dije se i plagosuri është gjetur në anë të rrugës, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është shtetasi Admir Bajo, 45-vjeç.

I plagosuri është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë-Rreth orës 19:30, shtetasi Admir Bejo., 45 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, është transportuar nga kalimtarë të rastit për në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e marra dhe këqyrja paraprake e mjekut ligjor, shtetasi Admir Bejo dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura