Sulmohet me armë zjarri një autobus me nxënës në Kosovë, 3 të vdekur dhe 2 të plagosur

Nov 26, 2021 | 20:22
SHPËRNDAJE

Mediat në Kosovë raportojnë se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi me nxënës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 19:00 në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku raportohet se ka edhe viktima.

Siç raporton Koha.net nga të shtënat me armë kanë humbur jetën tre persona, shoferi i autobusit, i cili ka vdekur në vend, ndërsa dy persona të tjerë, që mendohet se janë nxënës nderruan jetë me pas.

Ndërkohë mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Forcat e policisë së Kosovës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë mbi rastin e rëndë që ka tronditur shtetin fqinj.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendin e ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

autobusi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura