Saimir Tahiri thyen heshtjen, paralajmëron konferencë për shtyp

Oct 26, 2018 | 17:52
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas një periudhë heshtjeje pritet që nesër të dalë në një konferencë për shtyp gjatë javës së ardhshme.

Saimir Tahiri
Saimir Tahiri

Ende nuk dihen detaje së për çfarë do jetë kjo konferencë nga ish-minsitri, i cili është në hetim për trafik ndërkombëtar droge.

saimir tahiri1jpg

Që prej tetorit të kaluar ish-ministri Tahiri është përballur me akuza penale dhe politike, të cilat e detyruan që pak muaj më vonë të dorëhiqej nga mandati i deputetit.

Hera e fundit që ish-deputeti i PS, ka dalë për mediat ka qenë lajmërimi për lënien e mandatit, ku dhe hodhi akuza për shumë eksponentë politikë në vend.

Tahiri u shpreh në atë kohë se ai është një “kurban” për integrimin, por shtoi se  “jam shumë i vogël për të penguar hapjen e negociatave me BE-në”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura