Dështon takimi Llalla- Tahiri. Zbulohet arsyeja e fortë pse kryeprokurori nuk e priti

Oct 17, 2017 | 19:19
SHPËRNDAJE

Takimi i lajmëruar mes Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri nuk është realizuar mesditën e sotme.

Tahiri-Llalla-dhe-Lika-dje-pas-takimit

Rreth orës 12 gazetarët u njoftuan se Tahiri do të shkonte në Prokurori ku kishte kërkuar një takim me kryeprokurorin, pas arrestimit një ditë më parë të një të afërmi të tij me drogë në Itali.

Por edhe pse kanë qëndruar për rreth 60 minuta para Prokurorisë, gazetarët nuk e kanë parë të hyjë Sajmir Tahirin.

Rreth orës 13.20 u njoftua se Tahiri do të japë një konferencë për shtyp në orën 16:00.

Burime zyrtare prane Prokurorise se Pergjithshme thone se per shkak te angazhimeve, kryeprokurori nuk do ta takoje sot ish ministrin e brendshem Saimir Tahiri. Ky i fundit ka kerkuar sot te takohet me zotin Llalla. Mendohet se shkak mund te jete arrestimi i te aferme te tij ne shtetin fqinj dhe shkrimet e botuara ne shtypin italian per implikimin e zotit Tahiri ne trafikun nderkombetar te lendeve narkotike.

Gjatë paradites së sotme mediat italiane nxorrën një përgjim të Moisi Habilajt, i afërm i ministrit, i cili teksa flet në telefon thotë “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

“Një lidhje farefisnie mund të thote shume, sidomos nëse e ke me një ish-ministër – i larguar nga detyra në mars – tepër i përfolur, pasi në vendin e tij akuzohet se mbron një klan trafikantësh droge”, nis shkrimin gazeta italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura