Tahiri mbetet në arrest shtëpie, çfarë ndodhi në 3 orët e debatit te Krimet e Rënda

May 15, 2018 | 21:17
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” per ish ministrin Saimir Tahiri.

Avokati i tij Maks Haxhia u shpreh i bindur se Apeli do ta rrëzojë këtë vendim dhe tha se në materialet e prokurorisë nuk ka asnjë provë të re që e implikon ish ministrin në trafik droge.

“Jemi të bindur që ky vendim do prishet nga gjykata e Apelit, se pretendimi yne i paraqitur eshte ligjor i argumentuar ne kodin e procedures penale se eshte mase e perseritur qe eshte prishur herën e parë, kur është kërkuar masa më e lehtë ndalim për të dalë jashtë shtetit e këtë herë u pozicionua masë e rreptë, dhe kur Apeli gjeti pa vend masen e ndalimit te daljes jashte shtetit, imagjinoni një masë të tillë”.

“Sa për dijeninë tuaj dhe te publikut, ne të gjithë materialin e dosjes se paraqitur nga Prokuroria s’kishte asnjë provë të re që të implikonte ne dyshime qofshin te largeta apo te terthorta në implikimin e zotit Tahiri ne kryerjen e nje vepre penale perfshire edhe ato te akuzes”, tha Maks Haxhia.

Tahiri në Gjykatë me makinë policie. Dalin pamjet brenda seancës, kokë më kokë me…

Ish-ministri i Brendshëm, u paraqit ne gjykaten e Krimeve te Renda paraditen e sotme, rreth ores 10:57, 3 minuta para seances se parashikuar qe te niste ne oren 11:00. Ai i ka shmangur gazetaret qe e prisnin tek dera e pallatit duke shfrytezuar nje tjeter dalje, nga ku ishte i shoqeruar me makinen e policise.

Ne nje lidhje telefonike me News 24 Tahiri kishte konfirmuar se do ishte i pranishëm në seancë.

momenti i mberritjes te Krimet e Renda
momenti i mberritjes te Krimet e Renda

Rreth ores 10:30 ne Gjykaten e Krimeve te Renda u paraqit avokati i Tahirit, Maks Haxhia, i cili deklaroi per mediat se ndaj ish-ministrit nuk ka asnjë provë kundër.

Pamjet brenda seances:

***

tahiri maks haxhia

Kujtojmë se ditën e shtunë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin, që po hetohet nga Prokuroria për lidhje me grupin e drogës së Moisi Habilajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi masën e arrestit me burg për ish-deputetin e PS-së, por gjyqtarja Liljana Baku vendosi “arrest shtëpie”.

TAO3 tao1 tao2

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 11:00. Pritet që Tahiri të parashtrojë vështrimin e tij për masën dhe ta kundërshtojnë atë. Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014, ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.

PROKURORET DOKUMENTET E TAHIRIT LILJANA BAKU TAHIRI GJYQTARE

Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi”, rreth orës 10:51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014, në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga Qafë-Bota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi”, që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.

Po kështu, ka të dhëna për disa udhëtime të Tahirit jashtë vendit me Orest Sotën, biznesmenit që iu gjetën 863 mijë euro dhe dy pasaporta detare të ish-ministrit. Në dosje është edhe një dëshmi e Moisi Habilajt, që thotë se nuk e ka takuar asnjëherë Tahirin. Gjithashtu, ka edhe të dhëna nga letërporositë e dërguara në Itali bazuar në dosjen e Katanias, për bizhuteritë që do të blinte Mioisi Habilaj për familjarët e Tahirit dhe për një kostum që pretendohet se e ka porositur ai vetë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda argumenton se bazuar në provat dhe tashmë që Tahiri nuk është deputet, ka një rrezik që ai të largohet nga Shqipëria dhe të prishë provat, ndaj dhe ka kërkuar arrest me burg për ish-ministrin. Mirëpo, gjyqtarja Baku ka vendosur se “arresti shtëpiak” është më se i mjaftueshëm në rastin konkret. Vendimi do të apelohet nga avokatët e Tahirit, të cilët shpresojnë që Apeli të marrë vendim pro tyre, si në rastin e zhbllokimit të pasaportës.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura