SPAK nisi hetimet pas videos me kokainë, zbulohet akuza që është ngritur mbi kryebashkiakun Lefter Alla

Jan 23, 2020 | 12:14
SHPËRNDAJE

Zbulohet akuza per te cilen Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimet ndaj kreut te bashkise se Bulqizes, Lefter Alla, per te cilin nje dite me pare u publikuar nje video, ku pretendohej se ishte ai duke pire kokaine ne nje lokal.Lefter Alla

Burime per “Panorama” bejne me dije se ceshtja e regjistruar ndaj kryebashkiakut socialist bazohet ne nenin 283 te kodit Penal, konkretisht per shitje, ofrim, dhenie, marrje, si dhe mbajtje te substancave narkotike.

Me poshte neni i plote:

 

neni

Sipas ketij neni, “kjo veper, kur kryhet ne bashkepunim, ose me shume se nje here, denohet me burgim nga shtate deri ne pesembedhjete vjet”.

Duke reaguar dje, Alla tha se  videoja në të cilën PD-ja pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës shfaqet duke marrë drogë në një ambient publik, konkretisht në një bar, është e montuar.

“Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale”, shkroi Alla në “Facebook”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura