‘SOS’ në det, veliera me 3 të huaj në rrezik afër Currilave. Vinte nga Mali i Zi, detajet e para

Feb 26, 2020 | 7:42
SHPËRNDAJE

Nje veliere me 4 persona ne bord, tre turq dhe nje shtetas amerikan kerkon ndihme ne afersi te Currilave ne Durres.porti durres

“Panorama” meson se moti i keq me det të trazuar e kishte nxjerre afër bregut të detit mjetin lundrues qe ishte nisur nga Mali i Zi me destinacion Turqine.

Ekuipazhi dha sinjalin SOS që u kap nga kapitenaria e portit. Në ndihmë të tyre shkuan forcat e policisë kufitare dhe nxorën në breg 4 personat qe ishin ne bord. Ata u akomoduan në një hotel aty pranë.

Pasi të qetësohet deti do të shikohet mundësia e nxjerrjes së mjetit nga vendi me shkëmbenj nënujorë ku ajo ka ngecur. Gjendja e pjesetarëve të ekuipazhit paraqitet e mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura