Situata pas tërmetit, Presidenti Meta: Ja çfarë i kam kërkuar sot Qeverisë

Dec 3, 2019 | 14:19
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka njoftuar sot se i eshte drejuar me kater kerkesa Qeverise, pas takimit te zhvilluar me pedagoge e drejtues shkencore, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit. meta thirrje referendum

Permes nje shenimi ne faqen e tij ne Facebook, Meta thekson se ka kerkuar nga Qeveria “Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj.

Te tjera kerkesa te Metes per Qeverise eshte edhe zbatimi i detyrueshëm ne gjithe vendin, e sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit; Plotësimi i legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie si dhe zeri ne buxhet per mbeshtetjen financiare per institucionet shkencore. 

Postimi i Metes 

Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë:

– Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj;

– Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

– Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

– Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura