Situata nga Covid- Manastirliu: Rritje e infektimeve dhe shtrimeve në spital, pritej për shkak të festave. Qytetarët duhet…

Jan 16, 2021 | 13:58
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha sot se në Shqipëri do të vijojnë të mbeten në fuqi masat ekzistuese që janë vendosur për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Manastirliu prezantoi vlerësimin e bërë për dy javët e fundit ku vuri në dukje një rritje të përqindjes së pozitivitetit dhe të shtrimeve në spital. Për këtë të fundit, ministrja tha se situata nuk është alarmante, por tregues se qytetarët duhet të vijojnë të kenë kujdes.

Ndërsa sa i takon rritjes që kanë pësuar në 14 ditët e fundit shifrat e infektimeve, tha se kjo ishte e pritshme për shkak të festave të fundvitit dhe grumbullimeve në familje.

Deklarata e ministres

Një rritje të incidencës dy javore që ka pësuar rritje në 14 ditët e fundit, e cila është 217 raste të reja për 100 mijë banorë. Në javën e datave 2-15 janar, me 260 raste, pra në 14 ditët e fundit.

Kemi një rritje të numrave të rasteve në bashki, duke u rritur numri i bashkive me raste të reja nga 44 në 50 bashki ku janë identifikuar raste  të prekura me një mesatare të përjavshme prej rasteve që vlerësohen  të kenë numra të rritura.

Sa i takon të shtruarve në spitalet covid, përsëri kemi rrije të rasteve dhe pse duhet të themi që rritja e numrit në spitale është e qendrueshme e nuk jemi në situatë alarmante, por është gjithmonë një situatë që tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar dhe rritje të vigjilencës.

Numrat të pacientëve të shtruar kanë pësuar rritje me një mesatare 14 ditore me 273 shtrime.

Rastet në terapi intensive ka pasur rritje nga 31 në 33 pacientë të shtruar që tajtohen në kujdes intensiv.

Në dy spitalet Covid1 e 2, kemi një  zënie të shtratit me 45.6% të covid 1 e 34.7 % në covid2.

Në tërësinë e vlerësimit epidemiologjik, nga pozitiviteti në raport me numrin e testimeve të kryera, vlerësohet rritje e qëndrueshme e pozitivitetit.

Kjo kërkon që qytetarët të tregojnë kujdes maksimal. Efekti i rritjes së qëndrueshme në këto dy javë vjen si efekt i festive të fundvitit dhe grumbullimeve në familje për të festuar.

S’kishte si të shmangnim rritje të qëndrushme, por gjithnjë i kemi bërë qytetarët partnerë në këto masa, do vijojmë të kemi në zbatim masat që tashmë i gjykojmë si masa që kanë dhënë impakt. Ndaj në tërësinë e tyre vijojmë punën për procesin e testimin në gjithën vendin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura