PAMJET/ Si përfundoi në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim, detajet e operacionit

May 28, 2022 | 10:08
SHPËRNDAJE

Një operacion policor i koduar “Camel”, ka çuar në pranga një 45-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, “bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit V. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, tha policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Camel” të organizuar në shtator të vitit 2021, si rezultat i të të cilit u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i 35-vjeçarit, shtetasi F. M., 37 vjeç.

Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 84 pako me lëndë të dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 21 kg.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar shtetasit V. M. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura