Si është gjendja e pacientëve të shtruar në dy spitalet COVID, sa janë në terapi intensive dhe sa të intubuar

Apr 9, 2020 | 11:13
SHPËRNDAJE

tirana infektivi karantine (18)

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Por nderkohe ne dy spitalet COVID ne vend vijon beteja per te sheruar pacientet e tjere qe jane te shtruar.

Ministria e Shendetesise, raportoi sot detaje lidhur me gjendjen e tyre.

Sipas MSH, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

“Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar”, tha ministria gjate deklarates se sotme per mediat.

Keshtu, ne dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura