Si do lëvizet të dielën, Policia e Shtetit nxjerr njoftimin: Asnjë automjet nuk do lejohet të qarkullojë, ndalohet edhe …

May 30, 2020 | 11:26
SHPËRNDAJE

Kujdes me levizjen diten e neserme, nese nuk doni te kapeni dhe te ndeshkoheni nga policia.policia-gjoba-768x559

Policia e Shtetit ka dale sot me nje njoftim per te gjithe qytetaret, duke sqaruar se te dielen do jene hapur gjithe bizneset, por nuk do te lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

NJOFTIMI I POLICISE 

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura