Shtypi të miturin me makinë dhe u arratis, kapet 19-vjeçari (emri+foto)

Sep 19, 2017 | 14:40
SHPËRNDAJE

Aksidenton të miturin dhe largohet nga vendi i ngjarrjes. Ndalohet dhe arrestohet nga shërbimet e policisë rrugore.

Shërbimet e policisë rrugore pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasin Kejvin Bliu, 19 vjeç, banues në Tiranë.

aksidenti tirane e re

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi, ky shtetas më datë 18.09.2017, rreth orës 11:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur motorrin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin e mitur me iniciale A. B., 14 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e policisë rrugore pranë D.V.P.Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”, parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura