Shtohen shifrat e viktimave në Itali, sot 812 të vdekur. Ja sa shkon numri i të infektuarve

Mar 30, 2020 | 18:26
SHPËRNDAJE

a467c3d4d6973b1ae5ada09d6ee9c8ba

Shkon në 11.591 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali.

Të dhënat e fundit nga Mbrojtja Civile tregojnë se në 24 orët e fundit humbën jetën 812 persona, ndërsa të dielën shifra e viktimave u raportua 756, shkruan “Repubblica“.

Në total janë 75.528 pacientë të infektuar me koronavirus në vend, dhe në 24 orët e fundit u shtuan 1.648 persona të infektuar.

Shifrat e të shëruarve gjithashtu u rritën.

14.620 ka shkuar në total numri i personave të shëruar në Itali, 1.590 vetëm në 24 orët e fundit.

dati_30173700

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura