DOKUMENTI/ Shqipëria nënshkruan marrëveshje me një distributor turk për vaksinën kineze kundër COVID-19

Mar 23, 2021 | 18:11
SHPËRNDAJE

Republika e Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshje me një kompani turke, për të marrë vaksinën kineze kundër COVID-19, e për vijuar më tej vaksinimet.

vaksine

Kujtojmë se ditën e djeshme në Shqipëri mbërriten 10 mijë doza vaksine të Sputnik, kompani ruse, ndërsa më herët kemi vaksinuar bluzat e bardha dhe mesuesit me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca.

E plotë: 

VENDOSI:

Neni 1

Miratimi i tekstit të marrëveshjes

1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
2. Marrëveshja për furnizimin ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş., për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.
3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.
4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës së inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell), Coronavac të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, të furnizuar për Shqipërinë nga Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret A.Ş., sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.
Neni 2

Efektet financiare

Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Neni 3

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

1 2 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura