Shpërthen bombola e gazit pranë një karburanti, plagosen dy punonjësit

May 23, 2022 | 11:36
SHPËRNDAJE

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një karburant. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 14 të Durrësit, në një pikë shitje, ku ka shpërthyer një bombol gazi.

Policia thotë se të plagosurit janë punonjësit e pikës së shitjes, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Korrespondenti i Panorama, informon se është dëmtuar shoferi i autobotit që po furnizonte pikën e karburantit, si edhe punonjësi.

Mësohet se kanë marrë djegie në pjesë të trupit. Ata ishin duke mbushur depozitat me gaz, kur ndodhi shpërthimi.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura

baste-665x504