Shpërthim i fuqishëm në qendër të qytetit, dalin detajet. Ja ç’ka ndodhur

Feb 24, 2020 | 8:16
SHPËRNDAJE

Nje shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ne qender te Elbasanit. Sipas te dhenave te para, sic meson “Panorama”, kane shperthyer dy panele diellore, duke shkaktuar panik te forte ne zone dhe te banoret. POLICIA-ELBASAN

Panelet diellore thuhet se kishin pesuar defekt teknik dhe kanë shpërthyer, per fat duke shkaktuar vetem deme materiale.  Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Elbasan / Informacion paraprak

Në lagjen “Kala”,Elbasan, në lokalin në pronësi të shtetasit E.S., dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka plasur një bolier dhe për pasojë kanë plasur dhe tre panele diellore që ishin të vendosura sipër lokalit. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura