Shpërthen në banesë bombola e gazit, plagosen burrë e grua. Informacionet e para të policisë

Nov 24, 2020 | 13:38
SHPËRNDAJE

Burrë e grua janë plagosur pasi i ka shpërthyer bombola e gazit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në ambientet e jashtme të një banesë në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë.

bombol

Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtmë të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë  dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura