Tragjedi në Bulqizë/ Nëna me dy fëmijët humbin jetën, një tjetër rëndë. Policia sqaron ngjarjen: Ja çfarë ndodhi

Feb 14, 2020 | 12:54
SHPËRNDAJE

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Bulqize, ku tre persona, nëna me dy fëmijët, kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e bombolës së gazit.

pjimage (2)

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri, në Ostren të Madh të Bulqizës, ku viktima kanë mbetur tre anëtarë të familjes Tola, nëna 40-vjeç, djali 22-vjeç dhe vajza 13-vjeç.

Ato janë gejtur në gjendje të rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital, por nuk kanë arritur të mbijetojnë.

Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes i cili ndodhet në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bulqizë / Informacion paraprak

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura