Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Tiranë, evakuohen banorët

Dec 9, 2021 | 11:36
SHPËRNDAJE

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë brenda një kompleksi pallatesh. Policia bën me dije në një njoftim paraprak se fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

tym pallat

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit dhe mësohet se është bërë evakuimi i banorëve.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 09.12.2021, rreth orës 11:10, në një kompleks pallati, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura