Shoqërohet në Polici ish-deputeti i Kuvendit, ja pamjet e incidentit

Oct 23, 2020 | 11:26
SHPËRNDAJE

Aktiviteti i përurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtës, ku do merrte pjesë Kryeministri Edi Rama është shoqëruar ditën e sotme me incidente. Forcat e rendit kanë marrë me forcë në komisarit ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh kryetarin e Partisë Bashkimi Demokristian, Eduard Ndocaj.

Lajmi bëhet me dije nga korespondenti i Panorama, i cili ka siguruar dhe pamjet.

Në pamje duken momentet kur Ndocaj futet në furgonin e Policisë.

Gazetari i Panorama bën me dije se shoqërimi i tij është bërë me argumentin se Ndocaj nuk ka ftese për këtë aktivitet ku do jete dhe kryeministri Edi Rama.

Mësohet se forcat e policisë janë përplasur edhe me qytetarë të pranishëm, për të mos u afruar në këtë aktivitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura