Valë ndalimesh te Kadastra e Durrësit/ Gjykata ‘arrest me burg’ 18 personave, 6 me detyrim paraqitje. Detaje nga hetimi, pse akuzohen

Oct 25, 2019 | 10:55
SHPËRNDAJE

62B3419A-1769-4A9E-8641-D3A2FE98B6E0

UPDATE/ Gjykata e Durrësit ka dhene sot 18 masa arrest me burg me punonjës të Kadastres, ish nendrejtore, ish drejtore dhe ish specialiste. 

Ndersa 6 masa detyrim paraqitje jane dhene per ish punonjes te kesaj agjencie. Ne total jane 18 te arrestuar, 6 persona me detyrim paraqitje dhe 3 jane shpallur ne kerkim.

HETIMI DHE AKUZA SIPAS POLICISE

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durres, u kryen ndalimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim”, vepra penale të parashikuara nga nenet 186, 248, 259, 287/b dhe 25 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal Nr. 531/2019, pas një hetimi proaktiv duke aplikuar metodat speciale të hetimit, si kryerje përgjimesh telefonike, filmime, përgjime ambientale dhe vëzhgime, rezultoi se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë tjetërsuar sipërfaqe toke prej 68 000 m2, nga tokë shtetërore pa frut në tokë are dhe ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit. Këtë aktivitet e kanë realizuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, si të akteve të marrjes së tokës në pronësi, kartelave të pasurive në Regjistrat e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës. Këtë sipërfaqe toke ua kanë shperndarë personave me banim në Durrës, të cilëve nuk u takonte të merrnin tokë në pronësi sipas ligjit.

Në këtë veprimtari kriminale janë përfshirë ish-punonjës të ish-komunës Ishëm dhe ish-punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, në periudha kohore të ndryshme nga vitit 2013 – 2018, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal duke shfrytëzuar të dhënat që dispononin për shkak të detyrës në përpilimin e dokumenteve të falsifikuara.

Gjatë operacionit nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar shumë prova materiale që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal.

Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Shoqërohen në polici 17 punonjës të Kadastrës në Durrës

Policia e Durrësit ka shoqëruar 17 punonjës të Kasastrës shteterore në qytetin bregdetar.

Shoqërimet janë bërë mëngjesin e kësaj te premte, thanë burimet e Panorama.

Nuk dihet ende zyrtarisht për cfare jane shoqeruar, por një nga dyshimet është për lidhje me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit.

Mes të shoqëruarve raportohet se janë punonjës aktualë dhe ish-punonjës të agjencisë së pronave në Durrës.

Kohët e fundit në Kadastrën e qytetit ka pasur zhvillime që pas arrestimit të ish drejtorit Liridon Pula.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura