Shkrumbohen dy makina gjatë natës në Vlorë, dyshohet e qëllimshme. Hapen kamerat e sigurisë

May 14, 2022 | 8:46
SHPËRNDAJE

Dy automjete janë djegur gjatë natës së kaluar në Vlorë. Korespondenti i “Panorama”, bën me dije se rreth orës 02:00 policia ka marre njoftim se një makinë po digjet në lagjen “10 Korriku” te qytetit.


Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje kur kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip Fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë djegur dhe një makinë tip Mercedes e cila ka qenë parkuar pranë makinës Fiat.

Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marre dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 14.05.2022, në lagjen “10 Korriku” Vlorë, ka marrë flakë automjeti tip “Fiat”, në pronësi të shtetasit F. J., 33 vjeç, banues në Vlorë, ku si pasojë e flakëve të këtij mjeti është djegur pjesërisht edhe mjeti tip “Mercedes-Benc”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura